Super oferta për Nejmar; Paris Sën Zhermen refuzon edhe Realin e Madridit

Reali i Madridit dhe Florentino Perez e dëshiron të sjellë Nejmarin në Madrid dhe jo vetëm për të turbulluar rivalët e Barcelonës. Në fakt skuadra e Los Blancos ka bërë një ofertë për sulmuesin brazilian një lajm ky që u publikua nga e përditshmja ‘L’Equipe’.

Sipas kësaj të përditshmeje Reali i Madridit ofroi 100 milionë Euro dhe kartonat e Bejl, Hames Rodriguez dhe Kejlor Navas, por problemi qëndron pikërisht te Paris Sën Zhermeni. Klubi francez ka refuzuar edhe këtë ofertë të madrilenëve dhe arsyeja është se Al Kelaifi pretendon të rifitojë shifrën e 222 milionë Eurove që shpenzoi në 2017 për t’i rrëmbyer Nejmarin nga Barcelona dhe nuk ka ndërmend të bëjë asnjë tolerim

Reali i Madridit e priste në një farë mënyre refuzimin e parizienëve, megjithatë ka ende shpresë për të arritur te 27 vjecari duke qenë i ndërgjegjshëm për faktin se transalpinët nuk duan që të lejojnë kthimin e Nejmarit të Barcelona me këtë te fundit që dështoi në tentativën e saj për të marrë Nejmarin me huazim me të drejtë blerje për 160 milionë Euro.

Ndërkaq në sfond, sipas medias në Spanjë dhe Brazil vazhdon të jetë Juventusi që ka luajtur kartën Dibala së bashku me ofertën prej 100 milionë Eurosh.

sfidanti.al