Tierri Henri është i sigurt se do të triumfojë në rolin e trajnerit, pavarësisht dështimit të tij në pankinën e Monakos. Ish futbollisti francez e pohoi këtë në një intervistë për të përditshmen britanike ‘Daily Telegraph’.
‘Më quani të cmendur po deshët, por e adhuroj futbollin dhe besoj se do të jem një trajner i suksesshëm-tha Henri i cili u largua nga drejtimi i Monakos pas 100 ditësh qëndrimi-nuk dua të mendoj me termin dështim, sepse nuk më pëlqejnë gjërat e lehta’
Për Henrinë, 42 vjecar në të vërtetë nuk kanë munguar ofertat teksa ka marrë 5 telefonata.
‘Kishte oferta që nuk ishin ato që doja unë, ndërsa oferta të tjera ishin për rolin e trajnerit asistent-tregon Henri-nuk dua të jem asistent, dua të jem trajner i parë. Më pëlqen të drejtoj dhe varet nga unë që të nis gjërat, si në momentin kur u bashkova me Arsenalin si futbollist apo me Belgjikën si asistent i Roberto Martinez. Bëhet fjalë për një evoluim, gjithcka vjen në kohën e saj’.
sfidanti.al