Paris Sën Zhermeni ndëshkohet me 2000 Euro gjobë nga Liga Profesioniste Franceze pasi tifozët e saj përdorën sende piroteknike ndërkohë që shfaqën edhe një një pankartë fyese kundër Nejmar në stadium.
Gjithcka ndodhi në ndeshjen e zhvilluar në Parc des Princes mes Paris Sën Zhermenit dhe Nim për javën e parë të Ligue 1 ku në shkallët e stadiumit ishin të pranishëm dhe anëtarët e grupimit Ultras PSG. këta të fundit shpalosën një sërë pankartash kundër Nejmar duke i kërkuar largimin, ndërkohë që edhe e fyen duke e cilësuar ‘bir b…..’ duke i kujtuar në mënyrë ofensive asaj që tha Nejmar për përmbysjen e Barcelonës ndaj PSG që e përkufizoi si nje prej momenteve më të mira që kishte përjetuar në karrierën e tij.
Tifozët e Paris Sën Zhermenit nuk e kanë pritur aspak mirë dëshirën e Nejmar për t’u larguar nga skuadra dhe në luftë për të janë pikërisht Barcelona dhe Reali i Madridit.
sfidanti.al