O “Malo i futbollit” : një dolli me fund për UEFA-n!

Ç‘ishte kjo mrekulli dhe kush e solli? E gjithë UEFA në Tiranë, nga maja tek këmbët, për një mbledhje të radhës për ata dhe e pagëzuar “historike” nga ana jonë. Më në fund.. do të merren edhe me hallet tona? Po cili është halli ynë më i madh? Te na rrojë presidenti dhe ngushellime per futbollin! Perflitet  se ne jemi një eksperiment pikant,   për të cilin kujdeset vetë UEFA,  paguan zyrat e futbollit,  por jo vetë futbollin qe vuan per bukën e gojës. Ata na këshillojnë të kemi kujdes nga racizmi, madje t’i  duam më shumë të huajt se sa veten tonë, ndaj edhe na kanë sjellë “paketën magjike” që ekipet në kampionat të lejohen të kenë pa limit  futbollistë të huaj…

O  “Malo i futbollit” sot kemi  dasmë! në mjedisin e mega-zyrave të FSHF-së! Dhe çfare dasme ku krushqit europiane do te mbeten pa mend kur te shohin me sy  se  futbolli jetim ka “prinder milionere. Do ngrihen dolli për hapat e papamë  që ka bërë loja jonë  me në krye udhëheqësin e pavdekshëm. Pale, pale,  do t’u bëka edhe një biçim festivali futbollistik me fëmijët, që t’u tregojmë baballarëve europianë  të  futbollit,  se fëmijë kemi boll , por e ardhmja është për të huajt…

Sfidanti.al