Me Gjiblatarin ishte shaka, me Letoninë..mbani frymën  !

Paska qënë kripto-shaka  kjo ndeshja me Gjiblatarin! E degjoni çfarë thonë. Me Letoninë e kemi seriozisht, tani fillon loja e vërtetë! Po ky bllofi  me Gjiblatarin.. ç‘ishte vallë, kush e kurdisi ? Bëri prokopi nga ana “ekonomike”  edhe pse ishte ndeshje  me brekë nëper këmbë?!

Shaka e trajnerit Silvinjo apo e presidentit Duka, i cili  lojën e tij e trazon mrekullisht kur i bën njerëzit të tolloviten  se kjo që ndodh është vetëm pazotësi e trajnerit dhe ata siper nuk kanë faj sepse kete trajner e mbron qeveria ! Sa shumë talent dhe tradheti do t’i duhet drejtuesve tanë.. për ta bërë të dorëzohet trajnerin Silvinjo. Nje trajner i paketuar,  i vetmi nga paraardhësit e tij që edhe dështimet, me prorosi nga lart, i shndërrohen në ..fitore!

Ç’pritet të ndodhë me Letoninë? Ka  ditë që ka filluar fushata e “partisë  me top ”,  ku premtohet  me anë të futbollistëve të telekomaduar në intervista se ..tani do të shikoni një Kombëtare tjetër. Krejt  ndryshe nga ajo që mbylli sytë  në Gjiblatar.  Po nga i lind kjo siguri? Paskemi bërë teatër me Gjiblatarin dhe tani do te heqim maskën..  Po cili e ka butonin për t’u bërë gjallë në lojë, trajneri Silvinjo që gatuan “çorbën” poshtë në fushë, apo ata qe gatuajne nga siper …

Sfidanti.al