Carlos Alcaraz është “mbreti” i ri i New York-ut. Tenisti spanjoll triumfoi në finalen e US Open 2025 ndaj Jannik Sinner me rezultatin 6-3, 3-6, 6-1, 6-4, duke fituar titullin e tij të gjashtë Grand Slam në karrierë dhe duke rikthyer vendin e parë në renditjen botërore.
Alcaraz e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe dominoi shumicën e shkëmbimeve, duke konfirmuar formën e shkëlqyer përgjatë gjithë turneut. Sinner, që kërkonte të mbronte trofeun e vitit të kaluar, nuk arriti të futej plotësisht në lojë, por u përcoll mes duartrokitjeve të publikut të Arthur Ashe Stadium dhe tifozëve italianë.
Me këtë fitore, 21-vjeçari spanjoll forcon statusin si një prej kampionëve më të mëdhenj të brezit të ri të tenisit botëror.
sfidanti.al