Synimi i Berluskonit: Mbas tre vitesh te ndizet derbi Monza-Milan!

Ish-kryeministri italian dhe ish-pronari i Milanit Silvio Berluskoni zbuloi ambiciet e tij lidhur me klubin Monza të Serisë C që ai e bleu plotësisht kohët e fundit. Në përgjigje të një pyetjeje që i bënë atij gazetarët. Berluskoni tha se synimi i tij është që Monza mbas disa vitesh të arrijë të luajë në kampionatin elitar italian, Serinë A.
“Synimi është definitivisht Seria A. Dua që ky ekip të bëhet një shembull. Ky do të jetë një ekip me djem italianë, të përgatitur mirë dhe lojalë në fushë e jashtë saj. Mbani mend, mbas tre vitesh do të shihni derbi Monza – Milan dhe kjo nuk është ëndërr. Unë jam tifoz i Milanit që në lindje”, vuri në dukje Berluskoni.
Sfidanti.al