Kryesia e klubit të Mançester Sitit është gati që ta shpenzojë të gjithë buxhetin e vet për blerjen vetëm të një lojtari. “Djaloshi mrekulli”, Kilian Mbape, po tregon nga ndeshja në ndeshje se ai është futbollisti më me shumë perspektivë në botë dhe kjo është arsyeja se të gjithë konsiderojnë se e ardhmja e tij do të jetë e shndritshme. Në këto kushte është e logjikshme se të gjithë klubet e mëdhenj po e ndjekin nga afër Mbapen, por, sikurse shkruan sot media angleze, më shumë interesim për këtë futbollist të ri të supertalentuar francez po tregon Mançester Siti, pronarët e pasur të të cilit janë gati të japin një pasuri të tërë që të sigurojnë shërbimet e Mbape. Madje, këta pronarë janë gati që ta thyejnë rekordin e PSZH-se dhe të japin deri në 290 milionë sterlina për Mbapen.
Sipas informacioneve më të fundit, Siti është gati të paguajë për këtë futbollist 19-vjeçar madje 100 për qind të buxhetit të vet gjatë sezonit të ardhshëm. Kjo shumë është marramëndëse, por kështu si qëndrojnë punët në futbollin e sotëm, asgjë nuk duhet të të çudisë më.
Sfidanti.al