Brazili i yjeve pati nevojë për Mirandën ndaj Argjentinës

Nuk mund të presësh maksimumin kur një ndeshje luhet në Arabinë Saudite. Me gjithë kushtet e mrekullueshme të infrastrukturës në stadiumin “Qyteti Sportiv Mbreti Abdullah”, sërish loja la për të dëshiruar, edhe pse Brazili ishte i mbushur me yje, dhe Argjentina dha maksimumin për të mos u turpëruar në Superklasiken botërore.

Brazili, që pati në fushë lojtarë të mëdhenj, u desh të falej tek rrjeta e mbrojtësit Miranda në minutën e 90-të, pas goditjes nga këndi të Nejmarit. Trajneri Tite hodhi një fushë një formacion me të vërtetë të madh: Alison, Danilo (Fabinjo), Markinjos, Miranda, Filipe Luis, Artur, Kasemiro, Kutinjo, Gabriel Zhezus (Risharlison), Firmino, Nejmar.

Argjentina pati shumë më tepër mungesa (Mesi, Aguero, Higuain, Di Maria), por gjithsesi talenti ishte me Dibalën dhe Ikardin. “Gauçosit” luftuan fort, madje ashpër, dhe arbitri pati shumë punë, por përfundimisht, miqësoren në Xhedah, e vendosi Miranda.

Sfidanti.al