Gjermani, jemi në Francë! Kampionët e botës fitojnë me Grizmanin!

U duk sikur ishte mbrëmja e duhur, ajo e një reagimi të madh. Pak a shumë si Anglia në Sevilje ndaj Spanjës, edhe Gjermania u shfaq tjetër në “Stad dë Frans” të Parisit. Mjeshtri Toni Kros i dha epërsinë që në minutën e 14-të në “gojën e ujkut”, në fushën e Francës kampione të botës, duke u kujtuar të gjithëve se skuadra “teutone” ka 4 tituj planetarë.

Gjithsesi, për fatkeqësinë e lojtarëve, tifozëve dhe trajnerit Lëv, një lojtar u tha “ndal”. Antuan Grizman vërtetoi se ende nuk ka ardhur koha që Gjermania të jetë sërish e madhe, ndërsa rreziku është i plotë që ekipi i shquar të zbresë nga kategoria, në nivelin B të Ligës së Kombeve.

Grizman barazoi në 62’ me nj goditje të fortë me kokë, ndërsa shënoi golin e avantazhit në 80’ me penalltinë e fituar nga Blez Matyidi i Juventusit. Franca reagoi pas pushimit, pasi kundërshtari ishte më lart në pjesën e parë, ndërsa formacioni i Didie Deshampit është favorit për kualifikim në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve. Ka 7 pikë ndaj 3 të Holandës, dhe vetëm 1 të Gjermanisë.

Franca: Joris, Pavar, Varan, Kimpembe, Hernandez, Kante (Nzonzi), Pogba, Mbape (Dembele), Grizman (NDombele), Matyidi, Zhiru. Tr. Deshamp

Gjermania: Nojer, Ginter (Brant), Zyle, Humels, Kehrer, Kimih, Kros, Shulc, Verner, Sane (Draksler), Gnabri (Myler). Tr. Lëv

Sfidanti.al