Rusët e humbën qëllimisht ndeshjen me Uruguain? Po kjo Spanja e mallkuar…

Rusia e humbi qëllimisht ndeshjen me Uruguain, duke qenë se donte të zinte vendin e 2-të në Grupin A, që të luante në Moskë dhe kundër Portugalisë së vendit të parë në Grupin B. Të paktën, kështu, sipas medias, ishte menduar në kampin rus se Portugalia do të zinte vendin e parë. Kjo është një nga teoritë konspirative që po qarkullon në internet dhe për të cilën po flitet shumë në qarqet futbollistike ndërkombëtare.

Si shembull sillet fakti se, në rastin e gjuajtjes së lirë të Luis Suarezit, një lojtar rus i krijoi atij qëllimisht hapësirën e nevojshme, madje duke shtyrë edhe dy lojtarë uruguaianë, që Suarezi ta kishte të lehtë ta dërgonte topin në krahun e majtë të portierit rus Akinfejev që nuk u përpoq shumë që ta kapte topin që hyri në rrjetë.

Por, problemi është se rusët i kishin bërë llogaritë gabim, sepse në një ndeshje “të çmendur” Portugalia barazoi me Iranin, ndërkohë që me barazim përfundoi edhe ndeshja mes Spanjës e Marokut dhe kështu, për fat, Spanja doli në vend të parë dhe do të luajë me Rusinë mikpritëse në një të tetën e finaleve.

Sfidanti.al