Robert Levandovski s’e lë Bajernin; rinovon deri në vitin 2023

Robert Levandovski do të vazhdojë të jetë pjesë e Bajernit edhe për 2 vjet të tjerë. klubi bavarez zyrtarizoi rinovimin e kontratës së sulmuesit polak deri në vitin 2023, ndërkohë që ajo aktuale i skadonte në 2021. Roberto Levandovski, tashmë 31 vjecar, u transferua te Bajerni në vitin 2014 nga rivalët e Borusia Dortmund dhe gjatë këtyre 5 viteve, Levandovski ka shënuar 197 gola në 246 ndeshje zyrtare me Bajernin e Mynihut.

Vetëm Gerd Myler me 508 dhe Karl Hajnz Rumenige me 517 janë përpara Levandovskit përsa i përket numrit të ndeshjeve me fanelën e Bajernit të Mynihut. Me Bajernin e Mynihut, Robert Levandovski ka fituar 5 tituj kampionë të Bundesligës, 2 Kupa të Gjermanisë, 3 Superkupa të Gjermanisë dhe në 3 raste është shpallur shënuesi më i mirë i kampionatit gjerman. Këtyre titujve u shtohen edhe atyre të fituara me Borusia Dortmund; dy tituj në Bundesligë, një Kupë dhe një Superkupë të Gjermanisë.Me 207 gola të shënuara me Dortmundin dhe Bajernin, Levandovski është shënuesi i 6 më i mirë në historinë e Bundesligës gjermane.

sfidanti.al