Botërori i Formula 1 ka mësuar kalendarin provizor për vitin 2020. Në kampionatin e vitit të ardhshëm është parashikuar të zhvillohen 22 gara, 1 më shumë se viti i kaluar, dicka që përbën një rekord absolut. Të rejat për edicionin e vitit 2020 është përfshirja për herë të parë e Cmimit të Madh të Vietnamit dhe rikthimi i garës së Holandës në pistën e Zandvort. Po kështu bie në sy edhe mungesa e garës së Gjermanisë, ndërkohë që është konfirmuar prania e Cmimit të Madh të Spanjës në Barcelonë.
Në të njëjtën kohë në kalendarin provizor të Botërorit të Formula 1 në 2020 figuron edhe gara e Monzës në Itali edhe pse nuk ka ende një kontratë, dicka që pritet të mbyllet shumë shpejt duke qenë se palët janë pranë rinovimit. Botërori i Formula 1 i vitit të ardhshëm do të nisë në 25 mars sic e do tradita me garën e Australisë dhe do të mbyllet në 29 nëntor në Abu Dabi.
Tashmë nuk pritet gjë tjetër vecse zyrtarizimi i këtij kalendari që do të bëhet pas miratimit të tij në mbledhjen e Këshillit Botëror të Motorsportit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit që do të mbahet në 4 tetor.
sfidanti.al