Inter, Sancez zgjedh nr.17; të premten bashkohet me grupin

Aleksis Sancez arriti të sigurojë kalimin te Interi, por ka shumë mundësi që të mos jetë i pranishëm në ndeshjen me Kaljarin në ndeshjen e radhës në Serinë A. Kjo për faktin se kiliani nuk është bashkuar ende me skuadrën e tij të re, gjë që do ta bëjë vetëm të premten, duke qenë se është kthyer sërish në Angli për të plotësuar edhe formalitetet e fundit që do t’i japin mundësinë të kompletojë përfundimisht transferimin

Me fjalë të tjera, Sances do të ketë në dispozicion vetëm 2 ditë për t’u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës zsë Interit që janë shumë pak për të fituar të drejtën për t’u grumbulluar që nëse do të ndodhë do të jetë një vlerë më shumë se simbolike duke qenë se Sancez nuk ka qenë në asnjë prej ndeshjeve të fundit të Mancester Junajtid.

Nderkaq, të mërkurën pas kryerjes së vizitave mjekësore, Sancez është takuar edhe me Konten për të shkëmbyer opinionet e para me trajnerin e skuadrës zikaltër me kilianin që ka një dëshirë të madhe për të nisur këtë aventurë të re dhe për të shuar kritikat e bëra ndaj tij për paraqitjet e tij në vitin e fundit në Premier League. Ajo që mbetet për t’u zgjidhur është numri i fanelës së tij që nuk do të jetë ajo me nr.7 që e ka marrë Ikardi, por me shumë siguri kiliani do të mbajë fanelën me nr.17 që e ka mbajtur edhe në sezonet e tij të parë te Arsenali.

sfidanti.al