Rakitiçi te dera daljes së Barcelonës: Dihet destinacioni

Media spanjolle shkruan se Ivan Rakitiçi është midis futbollistëve që klubi katalonjas do t’i shesë gjatë verës. Mesfushori kroat ka ardhur te Barcelona më 2014 nga Sevilja dhe, në përgjithësi, ai ka luajtur mjaft mirë, por eliminimi i saj në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve dhe paraqitja mjaft e dobët e Rakitiçit kundër Liverpulit duket se është shkaku që klubi do ta shesë atë në fund të këtij sezoni.

Të paktën kështu shkruan media spanjolle, sipas së cilës Rakitiçi ka shumë mundësi të shkojë tek Interi, megjithëse për mesfushorin kroat është interesuar edhe PSZH-ja. Nëse do t’i besohet medias, Barcelona dhe Interi janë shumë pranë marrëveshjes lidhur me shitblerjen e Rakitiçit dhe se në lojë është shuma 50 milionë euro.

Sfidanti.al