FIFA pezullon 3 muaj agjentin më kontravers të botës..Mino Rajolën

Federata botërore e futbollit (FIFA) vendosi që ta pezullojë agjentin problematik të futbollit, Mino Rajola, duke mbështetur në këtë mënyrë vendimin që mori të mërkurën e fundit federata italiane e futbollit që e dënoi Rajolën me tre muaj pezullim, por pa zbuluar arsyet e këtij dënimi.

Në njoftimin e FIFA-s thuhej si vijon: “Komisioni Disiplinor i FIFA-s vendosi ta pezullojë tre muaj Mino Rajolën”.

Në fakt, ky dënim mund t’i prishë shumë punë gjatë sezonit veror të transferimeve këtij agjenti të njohur, “klientë” të të cilit janë disa yje futbolli, si Pol Pogba dhe Matijs de Liht, që kishin në plan që t’i ndërronin klubet e tyre gjatë verës, por, sikurse duket, do të duhet që të presin që të përfundojë pezullimi i mësipërm.

Sfidanti.al