Kampionia e dyfishtë olimpike në xhudo, Kajla Harison, konsideron se ajo mund ta mposhtë kampionin e UFC-së (arte marciale të përziera) në peshën e lehtë, Habib Nurmagomedov. Kjo mundëse e njohur amerikane deklaroi në televizionin TMZ se ajo është 100 për qind e sigurt se në mundjen xhudo ajo është në gjendje që ta mposhtë luftëtarin dagestanas të lartpërmendur, të cilin ndryshe shumëkush e quan “Shqiponja”.
Në fakt, kjo kampione e shumëfishë olimpike, botërore dhe panamerikane në xhudo, vitin e kaluar, debutoi në MMA (arte marciale) dhe arriti të fitojë në tre ndeshjet e para.
“Ju pyesni, nëse unë jam në gjendje që ta mposht Habibin? Unë mund t’ju them se jam e sigurt 100 për qind se unë mund ta mposhtë atë në xhudo. Por, tani ka ardhur koha që unë të futem në kafaz dhe të luftoj në artet marciale, ku mua më presin beteja të rëndësishme”, vuri në dukje Harisoni.
Sfidanti.al