E ardhmja e Xhanluixhi Bufon është në pikëpyetje. Portieri i Paris Sën Zhermen nuk ka ndërmend ende të dalë në pension pasi dëshiron të jetë protagonist në fushat e lojës edhe për një sezon tjetër. Padyshim që ideja e 41 vjecarit është që të qëndrojë te kampionët e Francës, por deklarata e fundit e trajnerit Tomas Tuhel ka lënë të kuptohet se qëndrimit të tij te transalpinët duket se i ka ardhur fundi.
Tashmë stafi teknik i Paris Sën Zhermenit preferon të besojë te Areola, ndërkohë që pritet rikthimi i Trap që është dhënë në formë huazimi te Ajntrahti i Frankfurtit dhe kjo do të thotë një reduktim i ndjeshëm i hapësirave për Bufon.
Sigurisht klube të interesuara për portierin legjendar italian ka, madje disa prej tyre marrin pjesë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, një trofe që i mungon Bufonit dhe që u kthye në një obsesion për të. Kështu që Bufon do të shqyrtijë të gjitha opsionet për te shkuar te skuadra me të cilën do të ketë shanset për të fituar trofeun me veshë të mëdhenj të Ligës së kampioneve.
sfidanti.al