Prezantimi i Kumbullës: Kur më kërkoi Roma nuk hezitova

Marash Kumbulla për një kohë të gjatë ishte shumë pranë kalimit te Lazio, por në fund 20 vjecari zgjodhi Romën. Ditën e prezantimit të tij, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare tregon për tratativat me verdhekuqtë. ‘Ishte dicka shumë e shpejtë, por ishte e lehtë për mua të zgjidhja-tha Kumbulla-gjithsesi më vjen keq që u largova nga Verona ku u rrita’.

Më pas 20 vjecari foli për objektivat që i ka mëse të qarta.

‘Duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur-shtoi Kumbulla që e bëri debutimin e tij me verdhekutë pikërisht në supersfidën me Juventusin-isha shumë I lumtur për debutimin, por kam pak keqardhje që nuk mundëm të merrnim 3 pikët’.

Përkrah Kumbullës në mbrojtje ishin edhe Ibanez e Mancini edhe këta dy lojtarë të rinj në moshë por për shqiptarin nuk përbën asnjë problem

‘Për mua është një motivim më shumë-tha Kumbulla-është e vërtetë që jemi të rinj në mbrojtje, por kemi treguar se jemi të përqendruar. Mund të përmirësohemi dhe të japim më shumë’.

Sfidanti.al