Zlatan Ibrahimovic ‘na shtang’ përsëri; synon kthimin në 2 dhjetor

Kur bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimovic asgjë nuk është e pamundur. Sulmuesi suedez mund të jetë sërish protagonist në fushat e gjelbra më shpejt nga sa u mendua.  Ekzaminimet mjekësore pas dëmtimit me Anderlechtin në Europa league, bënë të ditur se 36 vjecari nuk do të luante më për 2017 dhe se do të kthehej të luante në janar të 2018. Por Ibrahimovic duket se ka nisur garën me kohën dhe është i vendosur që në 2 dhjetor të jetë në dispozicion të Mourinhos në ndeshjen ndaj Arsenalit

‘Pas operacionit kam punuar shumë -kishte deklaruar ditë më parë Ibrahimovic-nuk kam bërë pushime. Është një sfidë e re, por unë jam i fortë në aspektin psikologjik dhe  e vendos një objektiv, nuk ka asgjë që të më ndaloje për ta arritur’.

Sfidanti.al