Iniesta zgjedh 4 top-legjendat, asnjë ish-bashkëlojtar!

Andres Iniesta, ne bluzën e Barcelonës, ka luajtur krahas futbollistëvë të tillë, si Ronaldinjo dhe Ksavi, por, midis emrave që, sipas tij, janë legjenda të futbollit botëror, ai nuk përfshiu asnjë ish-lojtar ose lojtar aktual, me të cilin luan tani. Iniesta ka bërë një zgjedhje interesante në kanalin You Tube të Barcelonës, ku përfshiu edhe dy lojtarë që kanë luajtur me Barcelonën, por para se ai të bëhej yll i klubit katalonjas.

Listën e legjendave e hap ish-portieri i famshëm i Mançester Junajtidit Peter Shmajkell, ndërkohë që aty është edhe bashkatdheari i këtij të fundit, Mihael Laudrup. Iniesta ka futur në listë edhe ikonën e Milanit, Paolo Maldini, si mbrojtësin më të mirë, ndërkohë që e mbyll atë me Ronaldinjon. “Unë e konsideroj atë si një nga futbollistët më të mirë të të gjithë kohërave. Ai ka luajtur me Barcelonën, më 1996, vit, kur unë sapo erdha te Barcelona dhe ai, me cilësitë e tij, më bëri një përshtypje të madhe. Ai dallonte nga të gjithë, kudo që ka luajtur”, vuri në dukje Iniesta me rastin e publikimit të listës së lartpërmendur.

Sfidanti.al