Gazeta spanjolle “Don Balon” shkruan se presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka bërë një listë futbollistësh që ai synon të sjellë në “Santiago Bernabe”. Sipas saj, prioritet të Realit janë, sidomos, tre sulmues, një nga të cilët me siguri që do të vijë në Madrid dhe e vetmja çështje është koha se kur do të vijë ai, në janar ose verën e ardhshme.
Synimi kryesor i Perezit është sulmuesi Hari Kein e Totenhemit që është edhe opsioni më i shtrenjtë, por çështjë është, nëse “Sparsët” (Totenhemi) do ta lëshojnë yllin e tyre më të madh, kështu që ekzistojnë edhe dy alternativa të tjera që janë Timo Verneri i Laipcigut dhe Kasper Dolbergu i Ajaksit. Sidoqoftë, media shkruan se problem është Kristiano Ronaldo që dëshiron që, në të ardhmen, të luajë si qendërsulmues dhe, për këtë arsye, nuk do që në sulm të sillet ndonjë yll i madh.
Sfidanti.al