Tragjedia e Heysel, bidona nën lapidar; kryebashkiaku i Brukselit kërkon ndjesë

Kryetari i Bashkisë së Brukselit, Phillippe Close kërkon ndjesë për praninë e një sërë bidonash të mbeturinave nën lapidarin e 39 viktimave të tragjedisë së Heyselit. Ai që e bëri të ditur lajmin ishte eurodeputeti Alberto Cirio që një ditë më parë e kishte denoncuar këtë fakt duke sjellë edhe reagimin e Qytetarit të Parë të Brukselit. Ky i fundit nëpërmjet drejtorit të sporteve në institucionin që ai drejton bëri verifikimin e situatës të cilën e përshkoi të papranueshme

Cirio i kishte shkruar Close se prania e këtyre bidonëve të mbeturinave ishte inoportune dhe mungesë respekti ndaj familjarëve dhe kujtimit të personave që humbën jetën në 29 majit të vitit 1985, pak përpara fillimit të finales së Kupës së Kampioneve mes Juventusit dhe Liverpoolit.

Sfidanti.al