Mancester Junajtid nuk shërohet; vetëm 1-1 ndaj Sauthemptonit

Vazhdon momenti i komplikuar i Mancester Junajtid. Skuadra e Djajve të Kuq edhe pse dominoi për një pjesë të mirë të kohës në ndeshjen e radhës në Premier League ndaj Sauthemptonit, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 duke dalë nga fusha e lojës me vetëm 1 pikë të fituar. mancester Junajtid e mori avantazhin në minutën e 10 të sfidës me golin fantastik të Daniel xhejms.

Markus Rashford gaboi gjithcka më pas teksa i mohoi skuadrës së Solskjaer golin e dytë që mund të kishte shënuar një tjetër fund të këtij 90 minutëshi. në fillimin e pjesës së dytë Sauthempton përfitoi nga një hutim i Lindelof dhe arriti të gjejë golin e barazimit të rezultatit në 1-1 me golin e shënuar nga Vestergard.

Për me tepër Sauthempton mbeti edhe në inferioritet numerik pas ndëshkimit me karton të kuq të Dansos, por në fund rezultati nuk ndryshoi dhe mbeti vetëm 1-1 me Manchester Junatjtid që shënon një bilanc me 5 pikë të grumbulluar në 4 ndeshje të luajtur

sfidani.al