Kutinjo po i afrohet “Kamp Nout”, e heqin nga pllakatet e Liverpulit!

Futbollisti brazilian i Liverpulit, Kutinjo, duket se po i afrohet, gjithnjë e më shumë, Barcelonës dhe një konfirmim tjetër për largimin eventual të shpejtë është heqja e figurës së tij nga pllakatet e Liverpulit, si pjesë e promovimit të uniformës së re të këtij ekipi anglez në dyqanet e shitjes së aksesorëve sportivë të kompanisë “New Balance”.

Kështu, që dje, figura e tij është eliminuar nga tandemi sulmues, ku ai tregohej bashkë me Firminon. Kjo është një shenjë e qartë se, shumë shpejt, ka mundësi që të realizohet plotësisht transferimi i tij nga Liverpuli për te Barcelona.

Sfidanti.al