Murinjo në podium : mbi 1 miliard sterlina para Guardiolës dhe Ançelotit

Mbas blerjes së Viktor Lindelofit, Romelu Lukakut dhe Nemanja Matiçit nga Mançester Junajtidi, trajneri i këtij të fundit, Zhoze Murinjo, u bë trajneri i parë në historinë e futbollit botëror, duke kaluar kufirin magjik prej 1 miliard sterlinash që ai ka shpenzuar për të blerë përforcimet e reja. Gazeta angleze “Sun” ka llogaritur se, gjatë karrierës së tij 17-vjeçare si trajner, ai ka shpenzuar 1,1 miliard sterlina, duke lënë pas në këtë drejtim trajnerët Pep Guardiola dhe Karlo Ançeloti.

Megjithëse Guardiola është më aktivi në sezonin e tanishëm të transferimeve me mbi 200 milionë sterlinat e harxhuara, ndërsa Murinjo ka shpenzuar, deri tani, afro 146 milionë sterlina, ky i fundit doli në vend të parë në planin global si trajner që ka shpenzuar më shumë se çdo kush tjetër për blerjen e përforcimeve të reja.

Në planin e përgjihshëm, Guardiola ka shpenzuar gjithsej 859 strerlina, por, sidoqoftë, duhet të kihet parasysh se Murinjo ua ka marrë paratë pronarëve të klubeve për blerjet e reja gjatë 17 viteve, ndërsa Guardiola gjatë nëntë viteve.

Sfidanti.al