Lionel Mesi nuk i vendosi filtër ndjenjave të tij pas humbjes së rëndë me Realin në Superkupë, dhe luftëtari i 1001 betejave lëshoi kushtrimin. i prekur në sedër nga fitorja e rivalit të tij, Ronaldo, brenda në “Kamp Nou”, Mesi bëri thirrje “me zë të lartë” në Instagram. “Ditë m…, por na takon të ngrihemi në këmbë dhe të vazhdojmë. Ky është vetëm fillimi”, ishte mesazhi i argjentinasit të Barcelonës, i cili madje përdori një fjalë tjetër që zakonisht nuk përdoret në fjalorët e shqipes, por e gjen në ata të anglishtes. Nuk besohet se Leo mendon se mund të përmbysë Realin në “Bernabeu”, por ai është i bindur se një Barcelonë me përforcimet e duhura mund të jetë në gjendje të tregohet e madhe si gjithnjë, dhe të synojë titullin kampion në Spanjë dhe Championsin.
Sfidanti.al