Është në pozitë më të mirë sesa ylli i Klivlendit. Kristiano Ronaldo i ngjau sadopak Lebron Xhejmsit me postimin në rrjetet sociale pas suksesit në “Kamp Nou”. Edhe pse i mërzitur nga dënimi me 5 ndeshje pezullim, portugezi hodhi në adresën e tij në Instagram, një foto të Realit në stërvitje, duke e shoqëruar me komentin: Skuadra fituese! Një ngacmim për Barcelonën, edhe pse është e vërteta, që realisht nuk ishte e nevojshme të përmendej nga Kristiano. Lebron reagoi në pozita të tjera, pas humbjes së finales së NBA-së ndaj Golden Stejtit të Kevin Durantit dhe Stefën Kërrit. Menjëherë pas disfatës, ai veshi një fanelë ku shkruhej “Ultimate Warrior”, pra “Luftëtari më i mirë”, duke theksuar se individualisht ai mbetej basketbollisti më i madh i botës, si dhe bëri lojë fjalësh me emrin e Golden Stejtit. Kampionët e NBA-së quhen “Luftëtarët” (Warriors).
Sfidanti.al