Nejmari dhe Mbape si në përralla, a preken dot yjet e Parisit

Njeriu nr.1 i PSZH-së, Naser Al-Kelaifi, i hodhi poshtë zërat se ky klub do të jetë i detyruar që të shesë një nga dy lojtarët e vet kryesorë, Nejmarin ose Kilian Mbapen, që të mos dënohet nga UEFA, për shkak të shkeljes së rregullit financiar fair play. “Të
shenjtët” brenda një periudhe të njëjtë kohore sollën në radhët e veta dy yjet e mëdhenj të mësipërm, duke paguar për ta gjithsej 400 milionë euro, kështu që u paralajmërua se PSZH-ka do të mund të dënohej nga UEFA, por duket se situata tani është rregulluar,
kështu që presidenti i klubit francez, Al-Kelaifi, shprehet shumë optimist se ai do t’i mbajë të dy lojtarët, si Nejmarin, ashtu edhe Mbapen.
“Po shkruhet shumë për Nejmarin dhe Mbapen, se njeri nga këta të dy do të duhet të largohet. Unë ua kam thënë edhe më parë dhe tani po e përsëris edhe një herë tjetër se klubi ynë funksionon konform rregullave financiare fair play dhe ne nuk kemi asnjë detyrim që të shesim ndonjë lojtar. Nejmari dhe Mbape do të jenë pjesë të PSZH-së edhe sezonin e ardhshëm dhe unë u jap juve garanci jo 100-përqindshe, por 2000-përqindshe”, vuri në dukje Al-Kelaifi, duke shtuar se “ne madje kemi para për të blerë edhe lojtarë të tjerë sipas rregullave finananciare fair play”.
Sfidanti.al