Mrekullia e Jan Obllak! Nga stoli… lojtari më i mirë në Slloveni më 2018

Megjithëse nuk ka luajtur gjatë të gjithë vitit me Slloveninë, Jan Obllak që luan me Atletikon e Madridit, u shpall përsëri lojtari më i mirë slloven për vitit 2018. Obllaku e fiton këtë çmim për herë të kartërt me radhë, duke u bërë kështu rekordmen më vete në historinë e futbollit slloven.
Para Obllakut, rekordmen me tre çmime të tillë ka qenë një portier tjetër, Samir Handanoviç, që aktualisht mbron portën e Interit.
Gjatë vitit të kaluar, Obllaku 25-vjeçar ka luajtur në 50 ndeshje me Atletikon, duke pësuar 36 gola, dhe në përbërje të këtij ekipi spanjoll u shpall kampion në Ligën e vjetshme të Evropës.
Sfidanti.al