Çelsi në gjueti për një ujk të vjetër të sulmit, Kavanin apo Higuain ?

Nuk kanë kaluar as pesë ditë, qëkur “blutë” e Londrës siguruan shërbimet e futbollistit të ri amerikan, Kristian Pulishiç, pasi paguan për të 64 milionë euro, sytë e të interesuarve vazhdojnë të jenë të përqendruar te Çelsi, ku ka një lëvizje të madhe në këtë sezonin dimëror transferimesh.
Alvaro Morata tanimë është një hap largim për te Sevilja. Mediumi seviljas “Estadio Deportivo” shkruan se Morata ka rakorduar të gjithë kushtet me klubin andaluzian.
Gazeta tjetër spanjolle, “Di Marcio”, nga ana tjetër, shkruan se Çelsi ka porositur një raund tjetër bisedimesh me Juventusin për Gonzalo Higuainin që luan si huazuar me Milanin. Thuhet se Çelsi është gati të paguajë për Higuainin 36 milionë euro. Po ashtu, sikurse vë në dukje gazetari spanjoll Alfredo Pedula, “blutë” e Londrës janë interesuar edhe për Edison Kavanin e PSZH-së.
Sfidanti.al