Milan, dëmtim në bicepsin femoral për Ibrahimovic; s’luan në Europa League dhe me Fiorentinën

Milan humbet Zlatan Ibrahimovic për shkak të dëmtimit. Sulmuesi suedez gjatë ndeshjes së fituar nga Napoli në San Paolo falë edhe dopietës së tij, pësoi një dëmtim në muskulin biceps femoral të kofshës së majtë. Parashikohen kontrolle të tjera pas 10 ditësh, por Ibra  me siguri nuk do të luajë në dy ndeshjet e Europa League me Lille dhe Celtic si dhe atë të Serie A ndaj Fiorentinës

Ylli suedez u largua nga fusha e lojës në ndeshjen me Napolin përpara kohe pas një krosimi nga e majta.Pasi tentoi të sforcojë muskulin në nnjë aksion mbrojtës gjatë një goditje këndi, Ibrahimovic valëviti flamurin e bardhë duke ia lënë vendin të riut Colombo duke parë se edhe Leao mungonte për arsye dëmtimi. Koha e rikthimit të tij në fushën e lojës është 3-4 javë, por pas 10 ditës, pas sfidës me Lille, Fiorentinën dhe Celtic, është vendosur për një kontroll tjetër për të vlerësuar situatën.

Përvec Ibrahimovic, edhe Alexis Saelemaekers iu nënshtrua ekzaminimeve për të vlerësuar problemin e shfaqur në pjesën e dytë të sfidës me Napolin, me belgun që ka pësuar një traumë të ndrydhjes së gradës së pare në kaviljen e majtë

Sfidanti.al