Mesin dhe Kejnin? Jo or jo, Guardiola do me patjetër kapitenin … Grelish!

Flasim për një lojtar shumë të mirë që jo më kot mban shiritin tek Aston Vila. Xhek Grelish ishte ëndrra e Mançester Junajtidit, të paktën kështu u theksua në verë, ndërsa tani duket se i ka dalë në gjumë edhe Pep Guardiolës. Lajmet nga Anglia janë që trajneri i Mançester Sitit më përpara sesa të mendojë për Lionel Mesin apo Harri Kejnin, është i vendosur deri në fund që të sigurojë shërbimet e mesfushorit 25-vjeçar anglez. Tekniku katalanas gjyko se Siti ka nevojë për forcë dhe energji, diçka që Grelish i ka me shumicë siç po duken në kampionat, dhe siç u panë edhe kur ai luajti për Anglinë.

Burime brenda Sitit bëjnë me dijë se Guardiola foli me Kevin De Brujnin për astonvilasin, dhe ky i shpjegoi se Grelish ishte lojtari që duhet marrë. Mesfushori nuk do të jetë aspak i lehtë për t’u “akaparuar” pasi nënshkroi kontratë të re me Vilën deri në 2025, dhe klubi nga Birmingemi kërkon 100 milionë paundë stërlina për kartonin. Vetë Guardiola është i bindur të përforcojë ndjeshëm skuadrën e tij pasi edhe ai rinovoi kontratën deri në 2023.

Sfidanti.al