Real Madrid, Zidane humbet edhe Benzema ndaj Interit

Reali i Madridit do të zbresë ‘i plagosur’ në fushën e lojës të mërkurën në San Siro për ndeshjen e Ligës së Kampioneve në ndaj Interit, një sfidë ku në lojë është kualifikimi për në 1/8 e finaleve të kompeticionit.  Zidane nuk do të ketë në dispozicion Sergio Ramos dhe Valverden, por për Zidane hallet nuk kanë mbaruar. Trajneri francez do të duhet të bëjë edhe pa Karim Benzema.

Sulmuesi francez ka kryer stërvitje individuale  këtë të hënë dhe për rikuperimin e tij duhet një mrekulli, ndërsa Casemiro dhe Militao janë në pritje të rezultateve të testeve anticovid.

Benzema nuk ka mundur të kalojë ende dëmtimin muskular të pësuar në ndeshjen me Valencian përpara pauzës së ndeshjeve të kombëtareve. Benzema kreu ushtrime në palestër dhe pjesërisht në terrenin e lojës, por nuk është kthyer ende me pjesën tjetër të grupit. Kur kanë mbetur 48 orë nga sfida e San Siros është e vështirë të mendohet për një riaftësim të tij. Me Jovic që e ka mbërthyer Covidi, Zidani i  ka mbetur vetëm Mariano Diaz për sulmin, një lojtarë që shënoi edhe në sfidën e së shtunës ndaj Villarrealit.

Por Benzema nuk është i vetmi që bën me dhimbje koke Zidane. Në fakt janë ende në izolim Casemiro dhe Militao. Të dy futbollistët u duk sikur e lanë pas krahëve coronavirusin, por testet përpara sfidës me Villarrealin dhanë rezultate të dyshimta. Në mëngjesin e së hënës ata iu nënshgtruan testeve me tamponë dhe Zidane ka kryqëzuar gishtat.

Sfidanti.al