Henri dështoi; yjet e Monakos tregojnë të vërtetat e tyre: Na poshtëroi, i trajton keq lojtarët

Të kthehesh te ish skuadra jote asnjëherë nuk është e lehte, por kur kjo ndodh, do të thotë se e ardhmja mund të jetë traumatike. Dinë dicka në lidhje me këtë te Monako, klubi që është në vendin e parafundit në kampionatin francez kjo edhe për shkak të dështimit të Tierri Henri. Tashmë raportet mes tij dhe skuadrës së Principatës u mbyllën përfundimisht me 42 vjecarin që u shkarkua nga detyra e trajnerit pas 3 muajsh qëndrimi. Me Henrinë në stol, Monako zhvilloi 20 ndeshje nga të cilat fitoi vetëm 4 dhe e mbylli aventurën e tij te kjo skuadër duke e humbur krejtësisht toruan sic e tregoi dhe ajo që ndodhi në ndeshjen me Strasburgun fundjavën e kaluar që nuk kaloi pa u vënë re nga drejtuesit e Monakos.

Por problemet e Henrisë nuk kishin të bënin vetëm me rezultatet, por edhe me raportet e tij me vetë futbollistët. Sipas tabloiditi britanik ‘Mirror’, atmosfera në skuadër nuk ishte aspak e mirë pasi Henri i poshtëronte futbollistët e tij. Janë disa nga yjet e kësaj skuadre që zbuluan të vërtetat e tyre për raportet me trajnerin francez, sigurisht duke ruajtur anonimatin e tyre

‘Është një fakt që ai iu flet shumë keq futbollistëve, ka nxjerrë edhe shembuj negativë të disa lojtarëve dhe kjo ka bezdisur shumë persona. Ka dhënë përshtypjen se nuk i intereson mendimi i të tjerëve-ishte ajo cfarë deklarata e lojtarëve të Monakos që nuk u ndalën me kaq, por vunë në dukje edhe një shprehje të Henrisë në lidhje me një faktor që ka shumë rëndësi për lojtarët të përdorur gjatë një ndeshjeje.

‘Pak kohë më parë, Henri bërtiti: dhe ky këtu vlen 10 milinë Euro duke iu referuar një futbollisti-vijon deklarata-e dëgjuan të gjithë në stol, ishte një mesazh shumë negativ’.

sfidanti.al