Kualifikimi në finalen e Kupës së Ligës pas fitores me 11 metërsha ndaj Totenhemit, nuk i ka qetësuar gjakrat në shtëpinë e Celsit me protagonistë trajnerin Mauricio Sarri dhe Eden Hazard. Trajneri italian kishte deklaruar se Hazard është një futbollist i madh, por një lider. Ai shtoi se për të belgu është shumë i rëndësishëm, por është një lojtar individualist.
Pas përfundimit të sfidës me Totenhemin, Hazard u pyet nëse kjo deklaratë e trajnerit e motivoi sadopak dhe futbollisti u përgjigj në mënyrë të tillë ku nuk munguan thumbimet në drejtim të Sarrit
‘Unë mendoj vetëm të bëj lojën time. Ajo që thotë trajneri nuk ka rëndësi-tha Hazard-unë përqendrohem te ajo cfarë duhet të bëj dhe mundohem të jap maksimumin për skuadrën’.
sfidanti.al