Reali zhgënjen “Bernabeun”, madje edhe Marselon

Marcelo është shprehur tejet i zhgënjyer pas barazimit 3:3 te Real Madridit me Las Palmas, pasi humbën kryesimin në La Liga, dhe tani gjenden në vendin e dytë me një pikë më pak se Barcelona – megjithëse Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Ndeshje shumë e vështirë. Duhet të përmirësojë shumë gjëra, nuk mundemi gjithmonë në këtë mënyrë të luajmë. Para ndeshjes biseduam që të mos ndodhë ajo si ndaj Villarreal, por prapë ndodhi. Las Palamas ka lojtar të mëdhenj, në fund morëm një pikë dhe nuk e di se si”, ka thënë Marcelo