Nuk mjafton heroizmi këtë herë, Reali humb kreun në Spanjë!

Është Barcelona kryesuesja e re e kampionatit spanjoll. Reali i Madridit, ekipi që cilësohej favorit, gaboi rëndë në ndeshjen e sotme duke zbritur në vendin e dytë. Las Palmas, pikërisht kjo skuadër kaq pa emër dhe pa potencial, mundi të merrte një barazim 3-3 në “Santiago Bernabeu”, në një tjetër përballje që do të mbahet mend. Ashtu si ndaj Vijarrealit, Madridi i besoi përmbysjes, por këtë herë nuk ia doli me më shumë se të shmangte humbjen.

Isko e kaloi në avantazh në 8’, por dy minuta më vonë barazoi Tana. Në minutën e 49-të, Garet Bejl humbi kontrollin e vetes dhe mori karton të kuq, ndërsa miqtë përfituan menjëherë. Zhonatan Vieira ktheu në gol një penallti pasi Ramos preku topin me dorë, dhe pastaj Kevin Prins Boateng shënoi të tretin për Las Palmasin. Moratës iu anulua besohet pa të drejtë një gol, për pozicion jashtë loje të Ronaldos, që sipas pamjeve filmike nuk ishte, ndërsa skuadra e Zidanit pati shumë raste për të shënuar, po gaboi.

Gjithsesi, ambicia e Ronaldos bëri të vetën dhe portugezi barazoi me një penallti besohet pak të dyshimtë, dhe me një gol me kokë në minutën e 89-të. Barcelona ka 57 pikë pas 25 ndeshjeve, ndërsa Reali ka 56 pasi ka luajtur 24 (do të luajë në fushën e Seltës). Madridi mbetet sërish favorit pasi “El Klasikon” e ka në “Bernabeu”, ndonëse së fundi Reali po merr goditje shumë të forta.

Sfidanti.al