Perezi e ka vendosur se kur do ta shkarkojë trajnerin Lopetegi?!

Duket qartë se të gjithë rekordet janë thyer, kështu që presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez, nuk do t’i duhet shumë kohë që të marrë vendimin përfundimtar për shkarkimin ose jo të trajnerit Hulen Lopetegi. Reali “galaktikas” ka 6 orë e 49 minuta pa shënuar gol dhe vetëm dy trajnerëve në historinë e këtij klubi u ka ndodhur kjo gjë.
Media spanjolle shkruan se Perezi do të presë që Lopetegi ta përmirësojë situatën deri në fund të këtij muaji dhe më pas ai do të marrë vendimin përfundimtar. Në fakt, Lopetegi ka fat, sepse edhe Barcelona nuk është në formë, sepse, përndryshe, ai do të ishte shkarkuar më kohë.
Sfidanti.al