‘Kryqëzohet’ Sarri, tifozët e media kërkojnë shkarkimin e tij

Tifozët e Celsit duket se tashmë e kanë humbur durimin me Mauricio Sarrin. Kjo u vu re në ndeshjen e Kupës së Anglisë me Mancester Junajtid me Blutë e Londrës që u mundën 2-0. në këtë ndeshje tifozët e bluve të londrës nuk i kursyen fyerjet ndaj trajnerit italian duke kërkuar në një farë mënyre nga drejtuesit e klubit londinez edhe shkarkimin e tij.

Por nuk janë vetëm tifozët të irrituar me trajnerin italian të Celsit. Edhe media britanike nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të Sarrit dhe në titujt e tabloideve a të përditshmeve e shprehin qartë mbylljen e aventurës së Sarrit në pankinën e Celsit. ‘Sarrender’ shkruante Mirror,ndërsa Times publikonte artikullin me titull ‘Sarri on the brink’ duke bërë të qartë situatën e Sarrit.

Megjithatë vendimin përfundimtar në lidhje me të ardhmen e trajnerit italian e merr Roman Abramovic i cili duket se për momentin ka vendosur të tregohet i kujdesshëm duke qenë se pas 5 ditësh Celsi do të luajë në finalen e Kupës së Ligës ndaj Mancester Sitit

sfidanti.al