Mancester Junajtid mundi Celsi në Stamford Bridge 2-0 dhe u kualifikua për në cerekfinale të Kupës së Anglisë duke plotësuar kuadrin e kësaj faze. Menjëherë pas përfundimit të kësaj sfide u hodh edhe shorti për të përcaktuar ciftet cerekfinaliste të këtij evenimenti. Tashmë skuadrat që janë favorite absolute për të fituar trofeun e Kupës së Anglisë janë pikërisht Mancester Siti dhe Mancester Junajtid që këtë radhë e evituan përballjen mes tyre.
Në fakt skuadra e Gurdiolës do të luajë në cerekfinale me Suonsin, ndërsa Djajtë e Kuq do të kenë si kundërshtar skuadrën e Ulvërhemptonit. Dy ciftet e tjera cerekfinaliste të Kupës së Anglisë janë Uotford-Kristal Palas dhe Milluall-Brajton. Ndeshjet cerekfinle të FA Cup do të luhen në një dëtë mes 15 dhe 18 marsit.
sfidanti.al