Inter Miami, Bekam prezanton projektin e stadiumit të ri.

Devid Bekam nuk ka kohë për të humbur për skuadrën e tij Inter Miami dhe bën prezantimin e megaprojektit të stadiumit të ri të skyuadrës. Bëhet fjalë për një projekt me dizenjo të pasur dhe ambicioz që nuk përfshin vetëm impiantin ku do të luhen ndeshjet, por edhe të gjithë zonën e madhe përrreth tij.

Projekti që është pagëzuar “Miami Freedom Park & Soccer Village” ka në përbërje stadiumin me kapacitet prej 25 mijë vende dhe që ka një cati spektakolare, hotele, zyra, bare e restorante, një qendër tregtare, disa fusha futbolli, një zonë të gjerë të gjelbëruar dhe një zonë për fitness dhe e gjithë kjo ka një kosto prej 900 milionë Euro.

I ngadalësuar nga problemet ambientale të lidhura me praninë e arsenikut nëntokë, super projekti I Bekam pritet të kompletohet vetëm në vitin 2022, 2 vjer më vonë nga plani fillestar që parashikonte përurimin e tij në vitin 2020 kur Inter Miami do të nisë aventurën e tij në Major League Soccer. Këto vonesa detyrojnë klubin që përkohësisht të vendosë që ndeshjet e tij t’I zhvillojë në ‘Lockhart Stadium’ që po ndërtohet në Fort Lauderdale.

Sfidanti.al