Në Rusi janë të bindur se ky vend do të jetë I përjashtuar nga Lojërat olimpike të Tokios të vitit 2020 dhe ato Dimërore që do të zhvillohen në Pekin në 2022. Ai që e pohoi këtë ishte shefi I Agjencisë Ruse Antidoping, Juri Ganus në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP teksa theksoi se tashmë shumë shpejt IOC do të japë njoftimin e saj për përjashtimin e Rusisë nga këto evenimente për shkak të problemeve me dopingun dhe manipulimin e të dhënave
‘Ekipi olimpik I Rusisë do të privohet nga pjesëmarrja e plotë në Lojërat Olimpike të Tokios dhe mendoj se kjo situatë do të pësëritet edhe në Kinë-tha Ganus.
Përjashtimi do të thotë se sportistët rusë nuk do të mund të marrin pjesë në Lojërat me ngjyrat e flamurit të vendit të tyre. Por atyre do t’u jepet mundësia ta bëjnë këtë si sportistë të pavarur, gjithnjë nëse nuk kanë probleme me dopingun, sic ndodhi në Pjongcang 2018 dhe Botërorin e Atletikës në Doha.
Sfidanti.al