Mbape shënon ‘hat-trick’ dhe…mund Messin; është lojtari më I ri me 15 gola në Champions

Hyn në pjesën e dytë dhe ndryshon rrjedhën e lojës; Kilian Mbape ishte protagonisti I madh I sfidës mes Paris Sën Zhermenit dhe Klub Bryzhit e mbyllur me rezultatin 5-0 pas dy golave të Ikardit dhe 3 të sulmuesit francez. Një tregolësh që I dhuron ‘fëmijës së tmerrshëm’ edhe një rekord të jashtëzakonshëm që e lejon atë të mposhtë Messin.

Kilian Mbape bëhet futbollisti më I ri që ka shënuar 15 gola në Ligën e Kampioneve. Në fakt në moshën 20 vjec e 306 ditë, Mbape përmirësoi të dhënat e Lionel Messit që arriti në kuotën 15 golave në Champions kur ishte 21 vjec e 288 ditë me argjentinasin që në atë kohë theu rekordin e Raul që arriti këtë kuotë golash në moshën 22 vjec e 163 ditë.

Por tripleta e Mbappë shënon një tjetër statistikë të jashtëzakonshme. Sulmuesi 20 vjecar në fakt ka barazuar Hoseba Jorente I cili në 2008 me Vijarreali hyri si zëvendësues në ndeshjen me Alborg duke shënuar 3 gola.

Sfidanti.al