Futbolli I Femrave në Spanjë është gati të hyjë në grevë, gjë që do të ndodhë në fillim të muajit dhjetor. Futbollistet duan që të njihen si të tilla; kërkojnë një kontratë kombëtare që akoma nuk ekziston dhe që të trajtohen si sportiste me kohë të plotë dhe jo part-time. Kjo do të bëntë që ato të kishin një pagë minimale 12 mijë Euro. Mund të arrihet në një akord nëse dita e punës të konsiderohet si 75% dhe jo 50% sic duan klubet me idenë që ky nivel të shkojë në 100% në vitin 2020.
Problemi qëndron në faktin se pas 18 takimeve mes palëve, marrëveshja është larg dhe për këtë arsye një ditë më parë 200 futbolliste të La Ligës jzhvilluan një mbledhje në një hotel të Madridit dhe 93% e vajzave firmosën në manifest proteste ku bëhet e ditur hyrja në grevë.
Klubet rezistojnë sepse në rast të kundërt do t’u duhet që të përshtasin pagën minimale në 175 kontrata dhe e konsiderojnë e këtë si shpenzim të tepruar.
‘Jemi futbolliste gjatë gjithë ditës, jo në gjysmën e saj-tha për Radio Marca zëdhënësja Ainoa Tirapu, pjesë e Atletiko Madrid-stërvitemi, jemi gjithnjë në gatishmëri për cështe promovuese, tregojmë kujdes në atë që hamë, pijmë, udhëtojmë. Nuk jemi kamikaze në kërkesat tona, duam vetëm të njihemi për atë që jemi; 100% futbolliste’.
Sfidanti.al