River Plejt, trajneri Gajardo shkon nga rekordi në rekord

River Plejt festoi në mbrëmjen e së martës teksa siguroi finalen e Kupës Libertadores për të dytin vit radhazi edhe pse humbi në gjysmëfinalen e dytë ndaj Boka Xhuniors 1-0 në Bombonera. Vitin e kaluar, River Plejti fitoi titullin e katërt në Kupën Libertadores dhe nëse kjo do të ndodhë sërish, atëherë do të forcohet akoma më shumë legjenda e trajnerit të River Plejtit, Marselo Gajardo.

I quajtur ndryshe si ‘El Muñeco’, Gajardo e ka ndryshuar tërësisht historinë e kohëve të fundit të River Plejtit dhe këtë e ka bërë duke vendosur rekorde pas rekordesh

Rekordi që bie më shumë në sy është bilanci 100% pozitiv në përballjet me rivalët e Bokas; 5 fitore në 5 ndeshje që nga viti 2014 kur mori drejtimin e skuadrës. Në Kupën Sudamerikane të 2014 ,  në Libertadores në 2015, në Superkupën Argjentinase në 2018, në finalen e Kupës Libertadores 2018 dhe në gjysmëfinale të Libertadores 2019.

Një tjetër e dhënë shumë interesante   e River Plejtit me Gajardon është  bilanci I kësaj skuadre në sfidat me eliminim direkt. Në total, River Plejt ka zhvilluar 62 ndeshje në fazat me eliminim direkt me trajner Gajardon duke fituar në 52 të tilla dhe ka humbur vetëm 11.

Që nga ardhja e Gajardos në pankinë për të zëvendësuar Ramon Diaz në maj të 2014, River Plejti nuk ka rreshtur së fituari trofe ndërkombetare; 2 Kupa Libertadores që mund të jenë 3 muajin tjetër,1 Kupë Sudamerikane dhe 3 Superkupa Sudamerikane

Sfidanti.al