Dortmundi e shet Sançon, por vetëm për… 190 milionë euro?!

Futbollisti i ri i talentuar i Borusias së Dortmundit, Xhejdon Sanço, i ka entuziazmuar tifozët me lojën e tij të shkëlqyer gjatë këtij sezoni, gjatë tè cilit ai në 43 ndeshje ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 19 asistenca goli, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë klubeve të mëdhenj evropianë.

Sidoqoftë, “lufta” për firmën e këtij supertalenti anglez nuk do të jetë aspak e lehtë, duke qenë se “milionerët” (Dortmundi) nuk e shesin Sançon më pak se 190 milionë euro!

Sanço është vetëm 19 vjeç dhe ky sezon që sapo mbaroi, ishte sezoni i parë më serioz në karrierën e tij, por, sidoqoftë, duket se gjermanët duan të fitojnë para të mëdha nga shitja e tij.

Sfidanti.al