E ardhmja e Pol Pogbas edhe këtë verë do të jetë teme qëndrore, ndërkohë që po shtohen spekulimet se ai do të largohet nga
“Old Traffordi”. Si klubi kandidat më serioz për sigurimin e shërbimeve të tij përmendet Reali i Madridit, por tani në skenë doli edhe Juventusi që po bën gati një plan që synon “t’ia grabisë” para hundës Pogban.
Pikërisht, Juvja është gati të ofrojë Paulo Dibalën dhe Aleks Sandron me shpresën se këta dy futbollistë cilësorë do të mjaftojnë që mesfushori francez të vijë edhe një herë tjetër në Torino, pasi ai ka lujtuar me “bardhezinjtë” katër vite, para se të shkonte më 2016 te “djajtë e kuq”.
Në fakt, Pogba gjatë këtij sezoni ka qenë në qendër të kritikave për lojën e tij mjaft të ndryshueshme në radhët e Junajtidit, kështu që ndoshta do të jetë më mirë që ai të kthehet te Juventusi, ku ai u afirmua si futbollist i madh.
Sfidanti.al