UEFA vendosi që finalja e Ligës së Evropës (LE) të luhej në stadiumin olimpik në Baku të Azerbajxhanit, por ky vendim ka ndeshur në kritika të forta nga ana e opinionit publik sportiv.
Në ndeshjen finale të LE-së në Baku, me 29 maj, do të luajnë Çelsi dhe Arsenali, por ka mundësi që tribunat e stadiumit të jenë gjysmë të zbrazura.
Tifozët e të dy klubeve angleze e kanë shprehur prej kohësh pakënaqësinë e tyre që finalja e LE-së të zhvillohej aq larg në Azi, për më tepër që atyre iu dhanë gjithsej nga 6000 bileta, por tani spekulohet se një numër i madh i këtyre biletave do t’i kthehen UEFA-s.
Arsenali, katër ditë para ndeshjes, ka shitur 3500 bileta, ndërsa Çelsi vetëm 2000 bileta.
Sfidanti.al