Zidan ve ne shenjester finalen e Kievit: E dua, por nuk vendos per te ardhmen time

Zinedin Zidan dhe Reali i Madridit jane shume prane finales se trete radhazi ne Ligen e Kampioneve. Ne Santiago Bernabeu do te luhet ndeshja e kthimit me Bajernin e Mynihut ndaj te cilit  madrilenet kryesojne 2-1 pas ndeshjes se pare.

‘Ajo qe duhet te bejme eshte te hyjme ne fushen e lojes dhe te fitojme ndeshjen-tha Zidan ne konferencen e shtypit pas ndeshjes-nuk duhet te bejme llogari apo te spekulojme. Duhet te shenojme menjehere’.

Zidan foli edhe per te ardhmen e tij duke shtuar se nuk eshte e lidhur me fatin e Liges se Kampioneve.

‘E ardhmja ime nuk varet nga fati i Liges se Kampioneve, nese e fitojme ate apo jo-tha Zidan-une dua te qendroj ketu’.

Ne fund Zidan beri nje urim edhe per Barcelonen qe u shpall kampione e Spanjes per here te 25 ne histori. ‘Barcelona e meritoi te fitoje titullin kampion-u shpreh trajneri i Realit te Madridit.

Sfidanti.al